Basha: Në diskutime me “Nisma Thurje” për të dalë bashkë në zgjedhje

Pa parti, por Lulzim Basha po mendon për zgjedhjet e ardhshme. I pyetur si do dalë në zgjedhje tha se është në fazë të avancuar diskutimi me Endri Shabanin e “Nismës Thurje”, për bashkëpunim elektoral në zgjedhjet e 2025. Në emisionin ‘Log.’ në News24, është shprehur se ka individë që besojnë se vendit nuk mund t’i mohohet një alternative e vërtetë.

“Me Shabanin dhe aktorë të tjerë politikë jemi në fazë të avancuar të diskutimit të bashkëpunimit elektoral në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ka individë që kanë dhënë kontribut në kohë të vështira të Shqipërisë dhe besojnë se vendit nuk mund ti mohohet një alternative e vërtetë dhe të mbetet në kafazin e zotit Rama dhe kë ai do të ketë përballë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Basha.

Ndër të tjera, ish-kreu demokrat foli edhe për 21 janarit, duke thënë se drejtësia duhet ta hetojë në të gjitha aspektet atë që ka ngjarë dhe se politika nuk duhet të ndërhyjë.

“Shiko, përpjekja për ta keqpërdorur 21 janarin është dëshmi e dhimbshme e standardeve që kemi lejuar. Kjo çështje, vetëm për faktin e 4 viktimave të pafajshme, nuk duhej të kthehej në një temë për t’u përdorur politikisht, por të merrej në dorë nga drejtësia. Të bëhej hetim i plotë, i gjithanshëm dhe pa ndërhyrje nga politika. Në të gjitha aspektet që kanë ngjarë më 21 janar.

Vetë ideja që unë mbaj apo kam mbajtur sot do të mbajë të fshehur të fshehur nga drejtësia aspekte të së drejtës penale në raport me këtë ngjarje, për interesin tim politik apo për të shantazhuar dikë tjetër, është një ide neveritëse që i takon kësaj race politikanësh, me të cilët nuk ka lidhur asgjë. Për mua kufiri është ligji dhe zbatimi i ligjit. Që do të thotë drejtësia dhe vetëm drejtësia”, tha Basha.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top