Lulzim Basha iu përgjigj pyetjes mbi mungesën e tij në takimin me sekretarin Blinken, kur ky i fundit erdhi në Tiranë gjatë fundit të muajit shkurt.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!“Kam komunikime javore edhe me përfaqësuesit në Tiranë, dhe interlokutorët në SHBA. Akuzat janë pjesë e luftës politike.
Janë të obsesuar të bëjnë lojë me porta të vogle. Protokollet nuk ndodhin për herë të parë. E rëndësishme që PD është partner kryesor i Perëndimit, BE, SHBA.
Kjo nuk është çështje interesash personale, por qëndrimeve parimore. Qëndrojmë krah luftës kundër korrupsionit.
PD qëndron qartësisht në një platformë si partnerët perëndimorë. Qëllimi ynë anëtarësimi përfundimtar i Shqipërisë në BE. Kalon përmes fundit të pandëshkueshmërisë”, tha Basha.