Basha: Fushata kishte Big Brother dhe tallava!

Rishfaqet në skenën politike ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky i fundit ka organizuar pasditen e sotme një takim me të rinjtë për herë të parë pas më shumë se 1 viti që prej se kur u dorëhoq nga kreu i Partisë Demokratike. Në qendër të diskutimeve ka qenë pjesëmarrja e ulët e të rinjve në zgjedhjet vendore të 14 majit. Ai drejtoi pyetje ndaj të rinjve të pranishëm sa i takon pjesëmarrjes së ulët.

Njëri prej të rinjve të pranishëm teksa mori fjalën, iu drejtua Bashës me fjalën ‘kryetar’. Ndërkohë, Basha reagoi duke thënë se ka dhënë dorëheqjen dhe shtoi se ende nuk ka nisur fushata për zgjedhje në PD, duke nënkuptuar mundësinë e kandidimit të tij për kreun e partisë. “Unë kam dhënë dorëheqjen, më thoni zoti Basha t’i lëmë formalitetet”, tha Basha, ndërkohë që një i ri ndërhyri duke shtuar se; “Duam që ti të jesh kryetari ynë dhe kryeministri ynë i ardhshëm”.

Basha sqaroi se nuk ka nisur akoma fushatën. “Nuk ka nisur akoma ndonjë fushatë, këtu duhet të flasim në mënyrë sa më të relaksuar.”, tha ai. Ai komentoi fushatën elektorale në zgjedhjet e 14 Majit duke thënë se palët nuk ofruan asnjë ofertë por vetëm Big Brother dhe tallava.

“Pse kemi ardhur në këtë pikë? Unë kam një shpjegim si kemi ardhur në këtë pikë. Rinia gjithmonë është aktive, Por është mësuar që politika i thërret jo për hallet e tyre por për hallet e veta. Mospjesëmarrja, bojkoti, është një mesazh ku baza është se nuk e shohin veten te oferta., Me aq sa e ndoqa fushatën vetëm ofertë nuk ishte. Çdo shprehi tjetër. Gjuhë agresive, sulme, tallava, por jo ofertë. Politika na është kthyer në një Big Brother. Qëllimi i shfaqjes është të zbaviste. Është të kalojmë orët për t’u zbavitur. A mundet politika të kthehet në tallava dhe Big Brother. Si do i zgjidhim ne problemet nëse instrumentin e vetëm që i zgjidh këto probleme e kthejmë në tallava dhe Big Brother. Si mundet që rinia e cila është gjaku i shoqërisë të angazhohet kur nuk i jepet hapësira për t’u angazhuar”, u shpreh Basha.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top