Basha drejt Nju Jorkut për të zgjidhur hallet e Ukrainës (VIDEO)

Kreu i PD-së së vulës Lulzim Basha, me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale shprehet se është nisur për në selinë e OKB-së në Nju Jork.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Basha shprehet se do të jetë në Nju Jork, për të prezantuar rezolutën për Ukrainën. “Aty do kem nderin të prezantoj Rezolutën për Rindërtimin e Ukrainës e cila pak ditë me parë mori dhe miratimin përfundimtar në Komitetin për Çështjet Ligjore të Këshillit të Europës”, shkruan Basha.

Postimi i Lulzim Bashës:

Përshëndetje të dashur miq!

Jam rruges për në Neë York ku do të marr pjesë në një sesion të veçantë në OKB për Ukrainën.

Aty do kem nderin të prezantoj Rezolutën për Rindërtimin e Ukrainës e cila pak ditë me parë mori dhe miratimin përfundimtar në Komitetin për Çështjet Ligjore të Këshillit të Europës.

Jam i lumtur që mu dha mundësia që edhe Shqipëria të japë një kontribut të rëndësishëm për krijimin e mekanizmit përmes të cilit Rusia sot dhe çdo agresor i mundshëm në të ardhmen, të mbahet përgjegjes edhe financiarisht për krimet dhe dëmet e shkaktuara.

Uroj që ky kontribut edhe në emër të Shqipërisë të vendosë standartet për të sotmen dhe të ardhmen, duke i shërbyer paqes dhe sigurisë në botë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top