Basha: Beteja vazhdon

Lulzim Basha, i cili ka thirrur një mbledhje të strukturave të grupimit që drejton, ndërsa Gjykata e Apelit, i hoqi të drejtën e vulës dhe logos së PD-së, tha se nuk ka ndërmend të komentojë vendimet e Gjykatave, duke e cilësuar këtë si një standard.

Ai tha se betejën nuk e kemi as për vulë, as për logo dhe as për karrige. Basha u shpreh se Shqipëria meriton më shumë dhe do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë. Ai u shpreh se do të vazhdojë betejën.

Basha tha se gjithçka do të diskutohet me strukturat, ndërsa theksoi se përkushtimi i tij është për një Shqipëri që meriton më shumë.

“E thashë më parë, nuk komentoj vendimin e gjykatës, kemi vendosur një standard të tillë.

Hapat do ti diskutojmë me kolegët. Do të jem në përputhje me angazhimin për ata qindra demokratë dhe synimi është largimi i qeverisë.

Nuk e kam ndjerë veten ndryshe prej titujve dhe ofiqeve. Kam qenë Lulzim Basha para se të hyja në politikë , jam Lulzim Basha sot dhe do të jem Lulzim Basha.

Përkushtimi im është për një Shqipëri që meriton më shumë”, tha Basha. Ai paralajmëroi se beteja ligjore do të vazhdojë në emër të asaj që e konsideroi si qindra mijëra shpirtra që besojnë në atë se çfarë përfaqëson PD.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top