Bardhi: SPAK po i jep kohë Ramës për manovra politike me Ballukun

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se pavarësisht 3 akuzave të reja për korrupsion që kanë rënduar pozitën e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, SPAK nuk ka bërë ende një kërkesë në Kuvend për heqjen e imunitetit të saj.

Kjo, sipas Bardhit po i jep kohë Ramës për “manovra politike”.

“Dita 3.

2 vila të fshehura dhe të sekuestruara. 3 akuza të reja për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, por akoma ASNJË kërkesë e re nga SPAK për heqjen e imunitetit për arrestimin e Belinda Ballukut.

Pozita penale e Belinda Ballukut është rënduar, por SPAK nuk vepron për rëndimin e masës së sigurisë dhe vazhdon t’i japë kohë Edi Ramës për manovra politike.

Pse nuk vepron SPAK? Çfarë tjetër duhet të ndodhë që drejtuesi i SPAK të mos shkelë mbi standardin e deklaruar prej vetë atij se, kur pozita penale rëndohet, rëndohet edhe masa e sigurisë?

Çdo ditë që kalon pa kërkesën për heqjen e imunitetit për arrestimin e Belinda Ballukut është në favor të “Aleancës së Valamarit” kundër sundimit të ligjit”, – shkruan Bardhi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top