Bardhi: Salianji nuk pranoi ngujimin në PD, do shkojë në burg!

Ervin Salianji ka refuzuar propozimin e kolegëve të tij për t’u ngujuar në Partinë Demokratike bashkë me kolegët e tij demokratë. Kreu i grupit demokrat, Gazment Bardhi tha se kolegut i ishte propozuar mbrojtja në selinë e PD, por kjo nuk do të ndodhë pasi do të respektohet vendimi i Salianjit për t’u dorëzuar në polici.

Kjo është hera e dytë që Salianji nuk e shmang burgun. Ai pohoi se kishte refuzuar të përfitonte nga amnistia që bëri parlamenti, sepse në këtë rast do të duhej të pranonte fajësinë dhe t’i shpëtonte burgut. Pas një viti, kur të dalë nga burgu, Salianji nuk do të jetë më deputet, ndërkohë që rrezikon t’i refuzohet kandidimi për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

 

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top