Bardhi: Rama të vijë në kuvend! Spiropali: Rama s’bën politikë me drejtësinë

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi pezullimin e seancës plenare dhe praninë e kryeministrit Edi Rama në mënyrë që të flasë publikisht për për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt.

Sipas Bardhit zvarritja e procesit për arrestimin e Ahmetajt, po bëhet që t’i jepet kohë negociatave mes tij dhe kryeministrit Rama.

“E papranueshme që Rama fshihet pas Rrajës për rastin e Krujës, e Ahmetajt për inceneratorët. Të dyja janë thelbi i qeverisjes së njeriu. Është në të drejtën tonë për të kërkuar të pezullohet seanca plenare dhe të japë llogari për licencën që i ka dhënë deputetit në kundërshtime ligjin që shkatërroi shtëpitë e një fshati të tërë dhe solli atë ngjarje shokuese.

Ka një kërkesë të SPAK për arrestimin e zëvendësit të tij. Nuk është një aferë personale e Ahmetajt, por e Ramës. Prandaj duhet të vijë në seancë të japë llogari, t’i përgjigjet deputetëve dhe opinionit publik. I vetmi në territorin e Shqipërisë që s’ka fol për ngjarjet e rënda. Pezulloni seancën në përputhje me nenin 47 pika 1, ska punë më të rëndësishme se të japë llogari për këto afera” tha Bardhi.

Socialistët nuk pranojnë të ndryshojë rendi i ditës dhe kanë parashikuar që diskutimi për Arben Ahmetajn të zhvillohet në një seancë të posaçme ditën e hënë. Përgjigjien e mori nga Elisa Spiropali, e cila tha se askush nuk mund të akuzojë Ramën se ka përdorur drejtësinë.

“Sigurisht që ju jeni mësuar me kryeministër që për drejtësinë ka folur por s’ka vepruar. Rama se përdor si armë drejtësinë, hanxhar, as për politikë, s’bën politikë lë institucionet e drejtësisë të bëj punën e tyre.

Drejtësi, jo politikë. Të gjitha garancitë ligjore ne i kemi dhënë. Kemi bërë ndarje nga politika me drejtësinë. Bën gjyqin poltik pa fakte, ne e kemi bërë ndarje Gazi dhe me gjithë respektin që kam për ty, fjalën do e marr sa herë që gjykoj se e drejta këtu po gjykohet. Për Ramën s’ka argument që e bën atë pis në raport me drejtësinë.

Unë uroj që ata të mos kompleksohen por të bëjnë punën e tyre, për këtë e kemi votuar reformën në drejtësi. Hajdutët të shkojnë aty ku e ka vendin meqë bërtiti njëri nga fundi hajduti të kapin hajdutin.”-tha Spiropali.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top