Bardhi publikoi bisedat në Kuvend/ Manjani: Pëllumb Gjoka nuk ka qenë përdorues i Sky ECC

Ylli Manjani, avokat i biznesmenit Pëllumb Gjoka i arrestuar në kuadër të operacionit Metamorfoza, ka folur para SPAK për mediat.

Ai ka deklaruar se Pëllumb Gjoka nuk ka qenë përdorues i SKY, ndërsa në lidhje me publikimin e bisedave të SKY ECC të përmendura dje në Kuvend nga Gazmend bardhi, Manjani tha se kreu i grupit të PD është jurist dhe nuk duhet ta bënte një gjë të tillë.

“Ne kemi 14 muaj që jemi në procese gjyqësore, jo për të goditur, por për të nxjerrë të vërteten. Ta lidhësh një kod të kodit Sky-ECC me Pëllumb Gjokën është kurajo shumë e madhe. Pëllumb Gjoka ka mohuar të jetë përdorues i përdorimit të Sky-ECC. Nuk ka asnjë gjurmë që të ligjin kodin në Sky-ECC me personin. Nuk ka asnjë gjurmë që të lidhë kodin në Sky-ECC me personin. Banesat e Pëllumb Gjokës janë kontrolluar me imtësi. Kemi 14 muaj që po merremi me këtë. Ata janë prova, janë të dhëna të marra në mënyrë haptazi të paligjshëm, janë përgjime masive që janë marrë në Francë nuk mund të përdoren në një proces gjyqësor. Rast i paprecedent ajo qe ka deklaruar Gaz Bardhi i cili është jurist. Pellumb Gjoka nuk ka patur Sky.”- tha Manjani.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top