Bardhi-prokurorëve: A keni dijeni ku ndodhet Ahmetaj, mos ka ikur në Kanada?

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit ku po diskutohet për kërkesën e SPAK për të arrestuar Arben Ahmetajn, deputeti i PD, Gazment Bardhi ka pyetur prokurorët e SPAK se ku ndodhet Ahmetaj.

“A keni informacion se ku ndodhet Ahmetaj në këtë moment, është në Shqipëri: Mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për ketë?“- ka pyetur Bardhi prokurorët e SPAK.

Prokurorët e SPAK nuk i janë përgjigjur pyetjes së Gazment Bardhit mbi vendodhjen aktuale të Arben Ahmetajt, i cili nuk është paraqitur në seancë. Ai ka dërguar dy avokatët e tij, të cilët më herët kishin kërkuar që mbledhja të shtyhej, për shkak se dosja ishte rreth 400 faqe.

Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Ahmetaj akuzohet se ka përfituar para nga bosët e inceneratorëve dhe përmes blerjeve fiktive ka përfituar para dhe vila.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top