Bardhi për shantazhet në telefon: Politikanët e qeverisë të lidhur me krimin!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se SPAK duhet të zbulojë autorët që kanë manipuluar mesazhet shantazhuese që erdhën në telefonin e tij. Ai tha se ka politikanë të qeverisë që janë të lidhur me krimin e organizuar.

“Edi Rama na ka shpallur luftë, ne do përgjigjemi. As deputetët që nuk janë përjashtuar nuk lanë lënë që të futen në parlament. SPAK ka konfirmuar se provat janë të manipuluara.

Ka politikanë të lartë të maxhorancxës të përmendur për bashkëpunim me krimin e orhganizuar. Të zbulohen autorët e sajimeve të mesazheve. Institucionet të vërtetojnë faktet. SPAK ta analizojë siç duhet rastin” tha Bardhi.

Një javë më parë, Bardhi iu drejtua SPAK për mesazhet që kishin mbërritur në telefonin e tij me pretendimin se këto ishin shantazh. Këto mesazhe të rreme përmbanin një bisedë mes Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit ku flitej për një shumë prej 100 mijë eurosh që do t’i jepej Bardhit për fushatën në Elbasan 4 vite më parë. SPAK njoftoi se mesazhet ishin të rreme dhe se po punon për të zbuluar personin që i ka dërguar.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top