Bardhi për mbylljen e TikTok: Alibi e Ramës

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sërish pas vendimit të Kryeministrit Edi Rama për mbylljen me tv paktën 1 vit të rrjetit Tik Tok.

Bardhi shkruan se modeli dhe ndikimi më i keq tek fëmijët është qeverisja e Edi Ramës. Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama njoftoi mbylljen e Tik Tok pas konsultimeve të zhvilluara me prindërit e fëmijëve. Vendimi vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur rreth 1 muaj më parë, ku një nxënës i shkollës 9-vjeçare Fan Noli, qëlli për vdekje me thikë një bashkëmoshatarin e tij dhe plagosi një tjetër.

“Ajo i jep modelin fëmijëve se nëse vjedh bëhesh ministër; nëse vret apo trafikon drogë bëhesh deputet; nëse dhunon dhe bashkëpunon me bandat bëhesh drejtor policie; nëse je arrogant bëhesh kryetar bashkie; nëse je militant partie bëhesh drejtor shkolle; apo nëse je bandit emëron drejtorë dhe fiton tendera.

A nuk është më e shëndetshme për fëmijët dhe garanci më e madhe për mirërritjen e tyre që të mbyllim qeverinë e Edi Ramës?! Sigurisht që PO!

Boll është boll, 12 vjet keqqeverisje dhe gjithmonë një alibi e gatshme që faji është diku tjetër. E vërteta është që faji është tek papërgjegjshmëria e Qeverisë së Edi Ramës, tek mungesa e politikave të duhura në arsim, tek shndërrimi i shumicës së mësuesve në trupë elektorale”, shkruan Bardhi.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top