Bardhi njofton protestë: Ditën e seancës për imunitetin e Ballukut, para Kuvendit

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestë në ditën kur Kuvendi do të mblidhet për të trajtuar kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut, ndërsa për ish-zëvendëskryeministren kërkohet arrestimi. Ai tha se nëse vendoset që të refuzohet kërkesa e SPAK, qytetarët do ta trajtojnë Kuvendin si bunker që mbron të korruptuarit.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

“Jemi dëshmitarë që për gati dy muaj e gjysmë, Rama tentoi të ishte zyra e avokatisë së Ballukut. Dhe siç dukej, nuk kishte mbetur asgjë tjetër veç shkarkimit të saj. Deklarata të tilla janë sinjale të asaj që ka thënë PD, se Rama po mbron veten e tij, jo vetëm Ballukun. Vërtetohet se ai është në dosjen e SPAK-ut. Ai po mbahet peng nga Balluku, sepse nëse ajo shkon në burg, do të shkojë edhe ai pas saj.

Ky do të ishte momenti më i rëndë në demokraci, që do të vinte në dyshim ekzistencën e shtetit ligjor. Ndaj, sot dua që përmes kësaj konference për shtyp të njoftoj se ditën kur Kuvendi të shqyrtojë mandatin apo imunitetin e Ballukut, PD do të thërrasë në protestë qytetarët para selisë së Kuvendit.

Nëse shkon skenari i refuzimit të kërkesës së SPAK-ut, qytetarët do ta trajtojnë Kuvendin si bunker ku janë strehuar të korruptuarit, i cili do të duhet edhe të shembet. Ditën kur Kuvendi shqyrton kërkesën për mandatin, qytetarët janë të ftuar në protestë para selisë së Kuvendit. Që nga ai moment, nëse mbahet qëndrim pro Ballukut, ai institucion do të quhet bunker i të korruptuarve.”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top