Bardhi njofton mbledhjen e grupit parlamentar: Sot, në orën 12

Kreu i grupit parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi do të mbledhë deputetët demokratë disa orë para nisjes së protestës së paralajmëruar ditën e sotme. Deputetët e opozitës do të mblidhen në orën 12:00 në sallën e grupit.

“Te nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 12:00, do te zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në sallën e grupit. Ju falenderoj!”, shkruhet në mesazhin që kreu i Grupit u ka dërguar deputetëve.

Ndërkohë demokratët do të zhvillojnë protestën e parë për këtë vit në orën 17:00 para Parlamentit kundër mazhorancës socialiste, e cila sipas tyre, po shkel të drejtat kushtetuese të opozitës.

Burime sqarojnë se protesta do të zhvillohet jashtë sallës së seancave plenare, ndërkohë që deputetët do të protestojnë brenda Kuvendit duke tentuar të bllokojnë mbledhjen. Megjithatë, numri i deputetëve të opozitës që lejohen të marrin pjesë në seancë është më i vogël, pasi 19 prej tyre janë përjashtuar. Pritet që seanca të zgjasë vetëm pak minuta.

Më pas deputetët , do t’u bashkohen protestuesve jashtë ambienteve të Parlamentit dhe rreth orës 18:00 pritet që demokratët të zhvendosen në rrugën pranë shtëpisë së liderit të opozitës Sali Berisha, i cili prej datës 30 dhjetor ndodhet në arrest shtëpie.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top