Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar nga ministrja e Brendshme Albana Koçiu që të japë sqarim për dhunën policore në protestën e opozitës të 24 janarit.
Në fjalën e tij në Parlament, Bardhi akuzoi Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda si të lidhur me bandat kriminale.
Bardhi ngriti edhe shqetësimin e përdorimit në protestën të gazit lotsjellës nga ana e policisë, që rezultoi të ishte i skaduar.
“Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore ndaj qytetarëve të pafajshëm nga policia e drejtuar nga një kryekriminel si Ilir Proda, një ushtar i Suel Celës dhe klaneve të troplinëve. Duhet të japë shpjegim për përdorimin e lëndëve të skaduar, që edhe sot që flasim kemi probleme” tha Gazment Bardhi në Parlament.