Bardhi: Mburoja e Olta Xhaçkës është Edi Rama!

Pas përgjigjes (Lexo Këtu) që kryetarja e kuvendit Lindita Nikolli i ktheu kërkesës së demokratëve për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, Gazment Bardhi ka reaguar nga Kavaja, duke akuzuar direkt Edi Ramën si njeriu që mbron vjedhjen e tokës për hotelin e Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Gjatë një takimi me demokratët në Kavajë, Bardhi tha se ish-ministrja e Jashtme grabiti 10 mijë m2 tokë për të ndërtuar në resort por se ajo mbrohet nga qeveria, ndaj nuk preket nga SPAK.

“Ish-ministrja e Jashtme, deputetja e PS Olta Xhacka bën burrin investitor strategjik, grabit 10 mijë m2 tokë për të ndërtuar në resort, por sot nuk është as në burg, as i hiqet mandati i deputetit, sepse kështu vendos Edi Rama, sepse ajo është bashkëounëtore e Edi Ramës. Ndërsa ndaj opozitës shkelet Kushtetuta, ndaj grabitësve të Qeverisë, bëhet mbrojtje politike, shkelet Kushtetuta, nuk zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ky është modeli që na ofron qeverisja e Edi Rama”, tha midis të tjerash Bardhi.

Për aferën e truallit ku do të ngrihej hoteli i çiftit Gaçi-Xhaçka u arrestuan ish-kreu i bashkisë së Himarës Jorgo Goro dhe disa ish zyrtarë të kadastrës së Vlorës. SPAK ka marrë në pyetje Artan Gaçin dhe Olta Xhaçkën por nuk e ka kaluar vijën e kuqe që i ka vendosur Edi Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top