Bardhi “lëshon” gojën me Erion Braçen: Mbylle, gore

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përplasur me deputetin socialist Erion Braçe pas tensioneve me kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Dukefolur nga Foltorja, Bardhi i kërkoi Braçës që të mbyllte gojën, duke iu drejtuar atij me fjalën gore. Ndërkohë që Braçe i tha që t’i kërkonte falje për mënyrën se si iu drejtua Lindita Nikollës, pasi kjo e fundit nuk po i jepte fjalën.

“Kërkoj falje unë kur ka reflektim nga kryetarja e Kuvendit, ka edhe nga ana jonë. Po pra po, a ka mundësi ta mbyllësh gojën ti aty tani, gore, aty na acaron nerva që në mëngjes”, i tha Bardhi-Braçes.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top