Bardhi: Kuvendi sot nxorri fytyrën e vërtetë të Edi Ramës

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për përplasjen e deputetëve të opozitës me policët në oborrin e kuvendit. Sipas Bardhit, nuk ka ndodhur asnjëherë më parë që forcat speciale të futen në ambjentet e kuvendit dhe të pengojnë lëvizjen e deputetëve. Për incidentin me Luan Baçin, kreu i grupit parlamentar të PD-së u shpreh se “kuvendi i Shqipërisë u shndërrua në fytyrën e vërtetë të Edi Ramës”.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Kurrë në historinë e Shqipërisë nuk ka ndodhur që deputetët të rrethohen nga forcat speciale të Policisë së Shtetit brenda ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë.

Kurrë gjatë një seance plenare nuk ka ndodhur që forcat speciale të Policisë së Shtetit të futen në ambientet e brendshme të Kuvendit dhe të pengojnë lëvizjen e deputetëve. Kuvendi sipas ligjit dhe Rregullores së Kuvendit ka forcat e veta të sigurisë, që janë pjesë e Gardës së Republikës.

Kurrë nuk ka ndodhur që një punonjës policie brenda ambienteve të Kuvendit të kanosë me jetë një deputet.

Pavarësisht debateve të përhershme dhe tejkalimeve të kompetencave herë pas here nga Garda e Republikës, sot ishin pikërisht punonjësit e Gardës që mbrojtën jetën e deputetëve të kanosur nga Policia në ambientet e brendshme të Kuvendit.

Sot Kuvendi i Shqipërisë u shndërrua në fytyrën e vërtetë të Edi Ramës. Shteti që kërcënon brenda Kuvendit me polici deputetët e opozitës, nuk ka asnjë lidhje me nje shtet që pretendon të jetë pjesë e Bashkimit Europian dhe asnjë lidhje me parimet që udhëheqin një vend anëtar i NATO-s!

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top