Bardhi kërkon mocion me debat për prodhimin e drógës në vend: Bëni avokatinë e Olsi Ramës

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se Kuvendi po shkel rregulloren, pasi sipas tij do të duhej të ishte futur në rend dite mocionin me debat për trafikun e drogës, duke u ndalur te hetimet për Xibrakën.

“Në shkelje të plotë të rregullores së Kuvendit anashkaluat një çështje që është shqyrtuar në konferencën e Kryetarëve, në kundërshtim me rregulloren keni vendosur që mos ta sillni në seancë plenare. Do të duhet të respektoni atë dispozitë që aplikuar në Konferencë. Grupi parlamentar ka paraqitur kërkesë për mocion me debat sa i takon prodhimit dhe shitjes së lëndëve të trafikut të drogës në vendin tonë. Ne kemi sjellë shembullin e lëshimit nga policia, të bashkëpunimit të Olsi Ramës për rastin e Xibrakës. Ju keni vendosur që të bëheni palë dhe ta mbroni, të bëheni avokat të Olsi Ramës. Nuk mund të mbyllni këtë rast se nuk është mbyllur hetimi për Xibrakën.”, tha ai.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top