Bardhi: Do nisim procedurat për shkarkimin e Niko Peleshit

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se do të nisin procedurat parlamentare për të shkarkuar kryetarin e Kuvendit Niko Peleshin. Gjatë fjalës për gazetarët, Bardhi tha se Peleshi nuk është kryetar Kuvendit por një kukull që merr urdhëra nga Rama.

“PD ka vendosur nisjen e procedurave parlamentare, mocion për shkarkimin e kryetarit të kuvendit, Niko Peleshi. Nuk është kryetar por një kukull që urdhërohet nga Rama sesi duhet të sillet me Kushtetutën dhe i marrë peng për shkak të aferave të tij me Klodian Zoton nga Rama.

Ne kemi të drejtën dhe numrin e nevojshëm për të nisur procedurën parlamentare për shkarkimin e Kryetarin e Kuvendit. Është akti më i rëndë, nuk ka ndodhur kurrë që të drejtosh vetëm 2 seanca dhe në të dyja të shkelësh Kushtetutën. Do të ketë vendime hap pas hap të grupit parlamentar”, tha Bardhi.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top