Kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi ka deklaruar se brenda kësaj jave do të kërkojnë komision hetimor për fondet e IPARD. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi u shpreh se ata do të provojnë se si babai i Suel Çelës mori paratë që i takonin fermerëve të Elbasanit.
“Nuk doni të flisni pse BE na ka bllokuar fondin miliona euro që shkonin për fermerët. Jemi i vetmi vend që ka ndodhur kjo, pasi kjo qeveria nuk vjedh vetëm taksapaguesit shqiptarë por edhe ata europianë. Brenda javës do të depozitojmë kërkesë për komision hetimor për këtë çështje, sepse do provojmë Taulant se si babai i Suel Çelës mori paratë që i takonin fermerit të Elbasanit. Ju nuk doni të flasim për këtë çështje, ne nuk donim të bënim politikë me këtë çështje por kemi detyrë të diskutojmë dhe nxjerrim përgjegjësi. Keni frikë se do themi që me fondet e BE ke ni financuar krimin e organizuar? Nuk kem nevoje ta themi sepse e ka thënë KE,” tha Bardhi.