Bardhi-Ballukut: Krahun tënd të djathtë e ke kandidat për burg

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, se votat në Dibër i kanë blerë nëpërmjet ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberit dhe ish-drejtorin e Tatimeve, Ceno Klosi, i cili është kandidat për në burg.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Replika e Bardhit, erdhi pasi Balluku po i drejtohej deputetes, Dhurata Çupi, duke i thënë “se sa e vlerësojnë dibranët punët e PS, shihet në votat e vitit 2023”.

Çupi: Ajo që mua me vjen keq është që ne këtu në sallë bëjmë replika, ndërkohë që Dibra është e varfër. Është qarku më i varfër për shkak të politikave tuaja.

Balluku: Njerëzit po kthehen, jo të ikur. Po kthehen për të kthyer kullat dhe shtëpitë e tyre në agroturizëm. Dil pak më shpesh nga zona dhe shiko si po ndryshon. Nëse dibranët na e njohin ose jo punën, duket qartë nga votat e 14 majit të 2023.

Bardhi: Unë nuk di që sot në rend dite ne të kemi zgjedhjet e Dibrës, së nëse kemi ato, dua t’i kujtoj ministres që krahun e majt e ka në burg, Ervis Berberin, i cili blente vota derë më derë.

Krahun e djathë, drejtorin e Tatimeve (Ceno Klosin) e ka kandidat për të shoqëruar të parin, që gjithashtu blinte votat e dibranëve.

Lini këto diskutime dhe përqendrohemi te rendi i ditës. Se për zgjedhje e vota kalojmë te ato lekët që nga buxheti i shtetit kalonin te Evis Berberi dhe nga Berberi te njerëzit e varfër.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top