Bardhi: Balluku nën hetim nga SPAK, por vijon të jetë nr.2 i qeverisë, krah Ramës

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka deklaruar se zëvendës kryeministrja Belinda Balluku vijon të mbetet numri 2 i qeverisë Rama edhe pse është zyrtarisht person nën hetim nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

Në vijim të Takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri – Bashkimi Europian, ku po zhvillohen punimet e Sesionit të II-të, Bardhi ka kujtuar edhe takimet në Aruba dhe lidhjet e krimit me mazhorancën në pushtet.

“Në 23 shtator një investigim i media italiane përshkruan takime të fshehta në ishullin Aruba ku sipas dokumenteve të antimafias italiane kanë marrë pjesë biznesmenë, eksponentë të krimit dhe përfaqësues të qeverisë shqiptare. Është folur në lidhje me ndërtimin e kullave në Tiranë dhe ndërtime strategjike.
Në qendër të lidhjes së krimit të organizuar me qeverinë ishte Artur Shehu.
Në 2022, vetëm 2 vite pas takimit në Aruba, rezulton se në Shqipëri kompania e tij ka marrë me firmën të Ramës disa leje ndërtimi në Vlorë. Sot qeveria shqiptare ka nr. 2 të saj, zv kryeministrja Belinda Balluku një person nën hetim për milionë euro shkelje të barazisë në tendera.
Edhe pse është nën hetim vijon të jetë në krahë të Ramës dhe numri 2 i qeverisë”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top