Bardhi apel Nikollës: Të heqë dorë nga arroganca dhe masat e përjashtimeve masive

Pas përfundimit të seancës plenare, Gazment Bardhi i bëri thirrje Lindita Nikollës që të heqë dorë nga ato që ai i cilëson veprime të paligjshme.

“Edhe sot e patë se me urdhër të paligjshëm, pjesa dërrmuese e opozitës nuk u lejuan që të futen në sallë. Përsëri grupi parlamentar i PD-së vijoi aksionin për t’i sqaruar shqiptarëve se ky nuk është kuvendi normal. I bëj apel Nikollës, që të shoh kërkesën për komisionet dhe të heqë dorë nga arroganca dhe masat, përmes përjashtimeve masive. Unë u përjashtova nga Kuvendi se nuk u lejova që të futem në seancën plenare. I kërkova llogari kryetares për pengesën që m’u bë. Keqardhje për disa kolegë opozitarë që iu bindën maxhorancës dhe shkuan 1 orë para në Kuvend”, tha Bardhi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top