Bardhi akuzon Lulzim Bashën për pazare: Pas humbjes porositi 2 kate në kullën më të shtrenjtë

Gazment Bardhi e ka vazhduar edhe pas daljes nga Parlamenti, konfliktin me kreun e PD-së së vulës, Lulzim Bashën.

Bardhi tha se një muaj pasi Basha humbi zgjedhjet e vitit 2021, bëri një kontratë porosie për dy kate në kullën te Liqeni Artificial i Tiranës.

Bardhi: Së pari më lejoni të sqaroj se situata si kjo e sotmja e provokuar nga Basha janë të përsëritura kur mazhoranca është në vështirësi. E mbani mend kur McGonigal pranoi fajësinë, i kurdisur si ato lodrat erdhi në Kuvend dhe bëri të njëjtën gjë. Edhe sot, kur Edi Rama duhej të mbahej përgjegjës, i kurdisur nga Taulant Balla ngre një problem tashmë të zgjidhur nga PD. Basha e di shumë mirë si është legjislacioni dhe kushtetuta, por ka interes që sa herë mazhoranca është në probleme vjen dhe ngre të njëjtin shqetësim. E vërteta është që në 2021 demokratët luftonin që të bënin Bashën kryeministër, ndërkohë 1 muaj pas humbjes i fut një porosi për 2 kate për kullën më të shtrenjtë të Tiranës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top