Bardhi akuzon Bashën: Ke marrë dy kate në kullën më të shtrenjtë në Tiranë

Kryetari i PD-së së vulës Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi po përplasen për PD-në.

Gazment Bardhi iu përgjigj në Kuvend Lulzim Bashës, i cili tha se është pjesë e aleancës së kullës. Bardhi u shpreh se Basha duhet të japë llogari për katet që ka marrë në një nga kullat më të shtrenjta të Tiranës.

Kësaj akuze, Basha nuk iu përgjigj.

“U emocionava nga fjalimi. Parafolësi ka marrë dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, dhe kur vjen këtu për të akuzuar kolegët për aleanca kullash, numëro njëherë katet në kullën më të shtrenjtë të Tiranës. Ti je i vetmi njeri që je vetëshpallur kryetar partie. Nuk je as opozitë, as përfaqësues i PD, as përfaqësues i grupit parlamentar. Je thjesht një i rikthyer për të bërë gjoja opozitë ndaj opozitës, se me ata mbrapa nuk ta mban,” tha Bardhi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top