Barcelona studion planin e rikthimit të Messi: Laporta e ka menduar në detaje, por rrezikon të humbasë Gavi

Barcelona ëndërron një rikthim të Lionel Messi. Sigurisht me dozën e duhur të realizmit, që nuk është gjë tjetër veçse një term për të fshehur vështirësitë e mëdha ekonomike të një operacioni të tillë. Leo do të shkojë në skadencë me Paris Saint-Germain në qershor dhe duhet të bëjë një vlerësim të qëndrimit në Paris. Xavi, në anën tjetër, ka thënë se “Barcelona është shtëpia e tij”. E Laporta nuk i mbylli kurrë dyert për të.

Nuk është për t’u habitur, shkruan Mundo Deportivo, gjithmonë i vëmendshëm ndaj situatave blaugrana. Klubi po studion një zgjidhje “imagjinative, kreative” për të kuptuar hapësirën për manovrim. Duke pasur parasysh situatën financiare të klubit dhe presionin e La Liga dhe UEFA-s, Messi duhet të pranojë një pagë me zbritje të madhe. Ndoshta duke pranuar ortekë bonusesh, që do të ndahen mes atyre personale, ekipore dhe atyre që rrjedhin nga sponsorizimet. Pikërisht kështu, sepse rikthimi i Pleshtit në Camp Nou do të ishte një histori me ndikim të madh mediatik.

LIONEL MESSI KTHEHET TE BARCELONA: ËNDËRRA
Dhoma e zhveshjes së Barçës cilësohet si e emocionuar dhe e ka mirëpritur pa frikë rikthimin e argjentinasit. Messi mund të komplikojë gjërat nga pikëpamja e rolit të tij në ekip. Në moshën 36-vjeçare dhe me një grup që Xavi e quan “familje” duhet të jetë më shumë një lloj udhërrëfyesi i dhomës së zhveshjes. Pleshti, kështu, duhet të heqë dorë nga të qenit ylli që i lejohet gjithçka.

MESSI-BARÇA? EDHE MAXI-OFERTA NGA PSG, ARABIA E MLS
Edhe duke marrë parasysh një jo për ofertat e bollshme, asgjë s’është e lehte. Në tryezën e babait të tij Jorge, i cili kujdeset për interesat e tij, përveç rinovimit të PSG-së janë ato të Arabisë Saudite dhe MLS. Barcelona duhet të mendojë tashmë se si të ulë faturën e pagave me 200 milionë euro. Për shkak të të njëjtave vështirësi, blaugranët mund të humbin edhe talentin Gavi.

GAVI, E ARDHMJA NË BARCELONË NË RREZIK
Sot, në fakt, që gjykata komerciale 10 e Barcelonës ka hedhur poshtë ankesën e klubit ndaj vendimit të La Liga. Ata nuk e pranuan regjistrimin e Gavi si lojtar i ekipit të parë. Kjo për shkak të tejkalimit të tavanit të pagave të skuadrës. 19 vjecari do t’i kthehet statusit të të rinjve deri në fund të sezonit. Duhet ta bëjë me një pagë shumë më të ulët dhe anulimin e klauzolës prej një miliardë eurosh. Kjo klauzolë u përfshi në rinovimin e tij në shtatorin e kaluar. Gavi nuk do të jetë në gjendje të regjistrohet si lojtar i ekipit të parë para korrikut. Por edhe në këtë rast, më parë Barça, që do të bëjë një apel të mëtejshëm, duhet të ulë faturën aktuale të pagave.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top