Barcelona ndihet e vjedhur në El Classico: Yamal u ndal nga Lunin, gol fantazëm në Real-Barcellona

Është gol apo nuk është gol? Pyetja klasike e topave të diskutueshëm nëse e kanë kaluar apo jo vijën e portës u bë edhe në El Calssico Real Madrid-Barcelona. Polemika të mëdha kanë shpërthyer në Spanjë për atë që quhet ‘goli fantazëm’. Goditja me kokë e Yamal u ndal nga Lunin që e nxorri jashtë portës, por la shumë dyshime nëse topi kishte hyrë brenda apo jo.

Nga ana tjetër, sistemi Goal Line Technology dhe VAR nuk përdoret në La Liga, që duke parë imazhet nga kënde të ndryshme, vendosi që jo, nuk ishte gol. Por dyshimet në El Clasico, veçanërisht për skuadrën Blaugrana mbeten. Nuk është rastësi postimi i Barcelonës pikërisht për pritjen e Lunin, në goditjen e Yamal: “Është një gol, apo jo?”. Kësaj iu shtuan fjalët e portierit gjerman të katalanasve Ter Stegen: “Është një turp për botën e futbollit. Ka kaq shumë para në futboll dhe pastaj nuk kemi Goal Line Technology?”.

Real Madrid fitoi ndeshjen me përmbysje 3-2. Barcelona dy herë në avantazh me golat e Christensen e Firmin Lopez u arritën nga penalltia e Vinicius dhe goli i Lucas Vasquez, përpara se Bellingham të vendoste ndeshjen në shtesë. Blancos kryesojnë tani me 81 pikë, të ndjekur nga Barcelona me 70, vendi i dytë i të cilëve kërcënohet nga Girona me vetëm dy pikë më pak.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top