Barcelona e tërbuar për golin fantazëm të Yamal: “Duam të përsëritet ndeshja”

Në Barcelonë, nuk shuhen polemikat për episodin e golit fantazmë të ndodhur në El Clasico me Real Madrid, që u zhvillua të dielën në mbrëmje në Bernabeu. Blancos fituan 3-2 me përmbysje, por penalltia në favor të tyre dhe goli i padhënë i Yamal kanë kondicionuar rezultatin. Barcelona, përmes fjalëve të presidentit Laporta, kërkojnë qartësi, edhe pse imazhet nuk e bëjnë këtë.

Topi i goditur nga Yamal dhe i pritur nga Lunin lë dyshime të mëdha. Ndeshja u ndërpre për disa minuta dhe VAR-i, pas një vlerësimi të kujdesshëm, rifilloi lojën pa e vërtetuar golin e pretenduar. “Si klub duam të jemi të sigurt për atë që ka ndodhur dhe ju informoj se nga Barcelona do t’i kërkojë Komitetit Teknik të Arbitrave dhe Federatës Spanjolle të Futbollit të na japin të gjitha imazhet dhe audiot në lidhje me aksionin”, tha vetë Laporta.

Në shënimin e gjatë të publikuar nga klubi Blaugrana, përmendet edhe përsëritja e mundshme e ndeshjes: “Nëse, pasi të jetë analizuar dokumentacioni, kuptojmë se ka pasur një gabim vlerësimi siç mendojmë ne, do të marrim të gjitha veprimet e përshtatshme për të ndryshuar situatën, pa përjashtuar veprimet e mundshme ligjore – vazhdoi ai -. Nëse goli konfirmohet si i ligjshëm do të shkojmë më tej dhe do të kërkojmë që ndeshja të riluhet, ashtu siç ndodhi në një ndeshje europiane për shkak të një gabimi të VAR-it”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top