Barcelona e interesuar për dy yje të Premier League, Hansi Flick flet për ta

Barcelona po synon ta përmirësojë ekipin edhe më tej për sezonin e ardhshëm, pas një sezoni fantastik duke fituar titullin e kampionit në Spanjë dhe Copa del Rey po ashtu.

Klubi blaugranas ka nën monitorim dy superyje të Premier League. Bëhet fjalë për sulmuesit e Manchester United dhe Liverpool, Marcus Rashford dhe Luis Diaz.

”Luis Diaz dhe Marcus Rashford janë të dy lojtarë fantastikë, më pëlqejnë dhe të shohim se ç’do të ndodhë”, tha trajneri i Barcelonës, Hansi Flick.

Nuk dihet ende se cilin lojtar do të vendosin ta blejnë katalunasit, por të dy do të kushtojnë goxha shumë. Rashford për momentin është në huazim të Aston Villa, ndërsa United mund të kërkojë rreth 40 milionë euro për ta lëshuar anglezin.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top