Barcelona dorëzohet, nxjerr në shitje 100 milionëshin

Barcelona duket se është gatii ta shesë Ronald Araujo.

Uruguaiani ka qenë një nga pikat më të forta të Barçës, por klubi duket se është gati ta shesë lojtarin për të plotësuar kriteret financiare rë La Liga-s, sipas SPORT.

Araujo pëlqehet nga shumë skuadra dhe shitja e tij mund të përfitojë një shumë të madhe që mund të ndihmojë financat e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Uruguaiani konsiderohej i paprekshëm, por rritja e papritur e 17-vjeçarit Pau Cubarsi mund të sjellë largimin e tij nga klubi katalanas.

Vendimi i Barcelona-s mund të jetë përshpejtuar edhe nga kartoni i kuq i marrë nga lojtari kundër Paris Saint-Germain në Champions League, një episod që ka shkaktuar pakënaqësi mes drejtuesve të klubit.

Lexo edhe:
Tension te Barcelona pas eliminimit nga Champions League: Xavi anulon stërvitjen!
Eliminimi i Barcelonës, Araujo bën “Mea Culpa”: Futbolli po më godet shumë
Klubet e interesuara për Araujo janë Manchester United, Bayern Munich dhe Atletico Madrid.

Joan Laporta mund të vendosë të hapë negociata me klube që janë refuzuar më parë. Besohet se 25-vjeçari mund të dërgojë tek arkat e klubit 100 milionë euro nëse do të shitet këtë verë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top