Barcelona del hapur, zëvendëspresidenti Yuste konfirmon: “Në kontakt me stafin e Messi”

Gjatë prezantimit të edicionit të dhjetë të ‘Barça Academy World Cup’, zëvendëspresidenti i Barcelonës Rafael Yuste ka dalë hapur për rikthimin e Lionel Messi. “Leo dhe familja e tij e dinë dashurinë që kemi për ta. Kam marrë pjesë në negociatat, që në atë kohë nuk përfunduan mirë, fatkeqësisht dhe e kam gjemb brenda meje. Sigurisht që do të doja ta shihja të kthehet. E jam i sigurt që shumë tifozë ndajnë fjalët e mia – shpjegoi ai -. Për atë që mund të përfaqësojë në nivel sportiv, social dhe ekonomik. Po, jemi në kontakt me ta”.

Nga fjalët e Yuste kuptohet vullneti i fortë i Barcelonës për të bërë gjithçka për rikthimin e Messi. Edhe pse problemet serioze financiare nuk janë pengesë e vogël. “Unë mendoj se është gjëja më e natyrshme. Kur je i dashuruar me dikë e humbet kontaktin, vazhdon të jesh i dashuruar”, shtoi menaxheri blaugrana. “E unë mendoj se Leo është gjithashtu i dashuruar me Barçën dhe qytetin e Barcelonës. Mendoj se fati do ta bëjë të mundur. Le të shohim nëse mund ta rikthejmë Leon në Barcelonë”.

Edhe trajneri Xavi, ish-shoku i Messi, ka dhënë gjithashtu dritën jeshile për rikthimin e Pleshtit. “Ky nuk është momenti për të folur për kthimin e Leos. Por unë do të jem i pari që do të bëj gjithçka që mundem për ta rikthyer atë. Flas shpesh me të, por ky nuk është momenti, për të mirën e të gjithëve. Për vetë lojtarin, për klubin, për skuadrën aktuale… Do të doja që ai të kthehej dhe të na ndihmonte. Ai është lojtari më i mirë në në botë dhe në histori”.

GALTIER PËR TË ARDHMEN E MESSI
Nëse në Barcelonë ëndërrojnë një rikthim të bujshëm të Messi, në Paris vazhdojnë të shpresojnë për rinovimin e kontratës. Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, komentoi situatën: “Po diskutohet mes palëve. Ne po punojmë se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm me Luis Campos dhe drejtuesit. Është qëndrimi i njërit dhe i tjetrit për atë që duam. Për t’u përmirësuar për të qenë më konkurrues. Është vendimi i Messi për klubin. Jam i fokusuar në dhjetë ndeshjet e mbetura për të arritur titullin kampion në Francë. Çfarë do të vendosë Messi, por edhe klubi, mbetet konfidenciale”.

PSG NË TWITTER ‘PËRGJIGJET’ NË… SPANJISHT
Klubi francez, në faqen e tij në Twitter në spanjisht, postoi një video të argjentinasit në fushë me mbishkrimin e mëposhtëm: “Është bukur të të shohim përsëri, Leo!”.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top