Barack Obama rrëfen sfidat në martesë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka folur hapur për sfidat që ai dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama, kanë kaluar gjatë martesës së tyre 32-vjeçare.

64-vjeçari e bëri këtë rrëfim gjatë një interviste me historianin David Olusoga në The O2 Arena në Londër, të mërkurën, ku u ndal te ndikimi që ka pasur presidenca e tij në jetën familjare.

“Po përpiqesha të dilja nga gropa ku e gjeta veten me Michelle,” tha Obama në skenë, sipas Daily Mail“Tani jam më në fund në një terren të sheshtë.”

Në janar, çifti tërhoqi vëmendjen e mediave kur Barack mori pjesë i vetëm në funeralin e ish-presidentit Jimmy Carter, pa praninë e Michelle. Pak ditë më vonë, Michelle konfirmoi se nuk do të merrte pjesë as në inaugurimin e dytë të Donald Trump, duke ndezur zërat për një krizë në martesë.

Ajo reagoi publikisht ndaj zërave  gjatë një interviste në podcastin Work in Progress të aktores Sophia Bush. Ajo komentoi mbi mungesën e saj në funeralin e Carter dhe inaugurimin e Trump, duke thënë:

“Kur them ‘jo’, zakonisht njerëzit e kuptojnë. Por këtë herë, njerëzit nuk mund ta pranonin që po merrja thjesht një vendim personal — menduan menjëherë që po ndaheshim. Shoqëria na bën të besojmë se çdo vendim që nuk përputhet me stereotipin, duhet të ketë diçka të keqe pas.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top