Barack dhe Michelle Obama drejt divorcit?

Barack dhe Michelle Obama ka nxitur së fundmi aludimet se i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Aludimet u sthuan edhe më shumë pasi Michelle Obama nuk mori pjesë në inaugurimin e Donald Trump si president i 47-të i SHBA-së, ndërsa Barack do të jetë i pranishëm.

“Ish-Presidenti Barack Obama është konfirmuar të marrë pjesë në ceremoninë e 60-të të inaugurimit. Ish-zonja e parë Michelle Obama nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e ardhshëm”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e ish-çiftit të parë.

Kjo nuk është hera e parë që ish-zonja e parë anashkalon një dalje publike me bashkëshortin e saj. Ajo gjithashtu nuk mori pjesë në funeralin e ish-presidentit amerikan Jimmy Carter në fillim të këtij muaji për shkak të asaj që u tha të ishte një “konflikt planifikimi”.

Çifti u njohën për herë të parë gjatë punës në një firmë ligjore në Çikago në vitin 1989 dhe u martuan në vitin 1992. Ata mirëpritën vajzën e tyre të parë, Malia, gjashtë vjet më vonë në 1998, dhe vajzën e tyre të dytë, Sasha, në 2001.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top