Banorët të evakuohen deri më 7 tetor/ Netanyahu nuk bën pas: Ne do ta pushtojmë Gazën

Pas dhjetë orësh, rreth orës 03:30 të mëngjesit, Këshilli i Sigurisë nën drejtimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu, i dha dritën jeshile planit të pushtimit total të Gazës. Plani përfshin rrethimin e qytetit të Gazës dhe zhvendosjen e rreth një milion banorëve në pjesën jugore të enklavës.

Nuk ka ende një datë për nisjen e këtij pushtimi dhe as detaje nga operacioni. Dje Izraeli nisi lajmërimin e banorëve të Gazës veriore që të largoheshin në jug.

“Është e paqartë në këtë kohë,” shkruan The Times of Israel, “nëse pushtimi i Qytetit të Gazës është pjesë e një plani më të gjerë për të pushtuar të gjithë enklavën, siç tha Netanyahu për Fox News të enjten se Izraeli synon ta bëjë.”

OKB gjithashtu bëri me dije se banorët e Gazës duhet të evakuohen deri më 7 tetor.

“IDF do të përgatitet të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, ndërkohë që do të ofrojë ndihmë humanitare për popullsinë civile jashtë zonave të luftimit.

5 pikat:

Çarmatimi i Hamasit
Kthimi i të gjithë pengjeve – të gjallë dhe të vdekur
Demilitarizimi i Rripit të Gazës
Kontrolli i sigurisë izraelite mbi Rripin e Gazës
Ekzistenca e një qeverie alternative civile që nuk është Hamasi ose Autoriteti Palestinez
“Shumica absolute e ministrave të kabinetit besonin se plani alternativ i paraqitur kabinetit nuk do të arrinte humbjen e Hamasit ose kthimin e të rrëmbyerve”, thuhet në deklaratën pas mbledhjes.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top