Banorët në protestë, bllokokojnë rrugën nacionale Tërpan-Përmet

Banorët e fshatit Tërpan në bashkinë e Poliçanit kanë dalë sot në protestë. Ata kanë bllokokuar rrugën nacionale Tërpan-Përmet për rreth 1-orë,me shpresën se shqetësimet e tyre do të zgjidhen.

Banorët janë shprehur se,ndërtimi i rrugës nacionale Tërpan-Ballaban-Përmet u ka bllokuar rrugën hyrëse të fshatit.

Sipas tyre,rruga është ngushtuar dhe ata nuk po hyjnë dot në shpëpi dhe në plantacionet me ullinj.

Sipas banorëve,janë bllokuar edhe kanalet kulluese,duke bërë që ujërat të vërshojnë nëpër fshat.

Ata pohojnë se rruga,punimet e të cilës nuk kanë përfunduar, u ka shkaktura mjaft problematika.

Ata bëjnë apel për marrjen e menjëhershme të masave për hapjen e rrugës së fshatit,që të mund të futen lehtësisht me mjete drejt shtëpisë dhe me mjete bujqëore drej tokave me pemtari.

Administratori i Njësisë Administrative Tērpan, Fatmir Çela, ka pohuar se banorët kanë të drejtë, pasi prej disa ditësh punimet e firmës së rrugës kanë bllokuar e ngushtuar rrugën dytësore (ish/ekzistuese) të hyrjes në fshatin Tërpan.

Ai ka deklaruar se ja ka përcjellë shqetësimin e banorëve në bashkinë Poliçan,nga e cila i është konfirmuar se do të ndërhyet në mënyrë të menjëhershme për të zgjidhur problematikën e rrugës hyrëse të fshatit.

Çela ka pohuar se bashkia Poliçan do të ndërhyrë në rrugën e fshatit por problematikat e shkaktuara me gurët e rënë nga punimet e rrugës janë kopetencë e firmës përkatëse të ndërtimit. Një shqetësim tjetër i banorëve është dhe cilësia e rrugës ende pa u shtruar e gjitha asfalti ka pësuar çarje në gjithë gjatësinë e shtruar deri tani, dhe ne një pjesë dhe rrëshqitje.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top