Banorët e Zall Herrit sërish në protestë, bllokojnë me gurë rrugën

Banorët e Zall Herrit kanë hedhur dalur sërisht në protestë, duke bllokuar edhe rrugën ku kalojnë kamionë me inertë, por edhe automjete të tjera.

“Në maj deputeti ishte për fushatë këtu, dhe nuk flet. Njësia jonë vjen për të marrë lekët për ditë të hëne se ditë të tjera nuk vijnë në punë. Do rrimë këtu deri sa të zgjidhet problemi. Këtu jetojnë njerëz. Duam ujë dhe rrugë, dy çështje themelore. Ata thanë se turbullohet nga shiu, po sot që s’ka shi pse është i turbullt uji? Të gjithë këtë problem po e krijojnë kamionët. Nuk ka pasur asnjë reagim. Ka ardhur vetëm deputeti i zonës, kemi bërë një takim.”, tha një prej protestuesve.

Kjo nuk është hera e parë që banorët e kësaj njësie administrative protestojnë, për mungesë të infrastrukturës si dhe ujit të pijshëm.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top