Banorët e Rrjollit dhe të Durrësit protestë para SPAK

Banorët e Rrjollit që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti dhe banorët e Durrësit që preken nga projekti TID kanë dalë në protestë para SPAK.

“Janë të njëjtët persona që duan të vjedhin pronat e qytetarëve”, tha një qytetar, duke hedhur akuza ndaj atyre që duan të ndërtojnë në pronat e tyre.

“Unë nuk pranoj marrëveshje me atë person që kërkon të imponohet me forcë. Ne duam të zbardhet e vërteta. Nga prokuroria e rrethit Shkodër nuk kemi besim sepse prej një viti nuk kemi marrë asnjë përgjigje”

Ata kanë kërkuar takim me zyrtarë të SPAK, ndërsa në drejtim të godinës së Prokurorisë së Posaçme kanë hedhur edhe vezë.

“Protestat nuk do të ndalen, qytetarët do të jenë aty”, tha një prej banorëve.

Banorët kërkojnë ndërprerjen e ndërtimit dhe zgjidhjen e situatës në përputhje me ligjin, duke apeluar për ndërhyrje nga institucionet shtetërore dhe SPAK.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top