Banorët e Postribës në protestë: Hiqni guroret ose do të bëjmë vetëgjyqësi

Banorëve të Postribës kanë dal në protestë përpara bashkisë Shkodër për ujin e ndotur që thonë se shkon në çezmat e tyre për shkak të guroreve që ndodhen në fshatin Domen. Me pankarta në duar, banorët kërkojnë ndërprerjen totale të punës nga guroret ose do të bëjnë vetëgjyqësi.

Protestuesit shoqërohen nga administratori i Postribës, Bledar Brahimataj. Banorët u shprehën se do t’i kërkojnë kryetarit të bashkisë Shkodër, Benet Beci që guroret të largohen, ose në të kundërt do ta zgjidhin sipas Kanunit sepse kjo histori ka 5 vite që vazhdon.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top