Banorët e ish-komunales në protestë para bashkisë së Tiranës, kërkojnë bonuset e qirave

Banorët e prekur nga tërmeti i vitit 2019 në zonën e ish-Komunales kanë dalë ditën e sotme në protestë. Banorët kanë dalë në protestë pasi prej 7 muajsh nuk kanë marrë bonuset e qirave.

Gjatë thirrjes së tyre ata kërkojnë bonusin e premtuar të qirasë. Një protestuese u shpreh se është nënë e 3 fëmijëve dhe i bëri thirrje kryeminsitrit dhe kryetarit të bashkisë të mbajnë premtimin e dhënë, se do ju japin shtëpi, ndërkohë që kanë 7 muaj pa marrë bonusin e qirasë.

“Unë jam nëna e tre fëmijve. Erion Veliaj dhe Edi Rama na kanë ardhur tek socialja dhe na kanë premtuar se do na japin shtëpi. Ku është premtimi? Ne kemi 7 muaj pa bonus, ju lutem të dalin dhe të na sqarojnë. Kemi ardhur dhe njëherë tjetër dhe nuk na kanë bërë asgjë edhe këtë radhë nuk e di. Erion Veliaj dil dhe na sqaro, kaq duam!!’” u shpreh ajo.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top