Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish sot në protestë për të kundërshtuar projektin aksit rrugor Thumanë-Kashar.
Ata shprehen të vendosur për të mos lejuar ndërtimin e rrugës pa u dëmshpërblyer dhe ka plotësuar kushtet e tyre, për një rrugë dytësore.
Banorët thonë se shteti po i vret, dhe se po i çon drejt vetëgjyqësisë.
“Durimi ka një pikë dhe s’do na mbajnë më nervat. Paligjshmëri e madhe kundrejt banorëve. Jemi pronarë autoktonë. Një ditë të bukur thotë ai do vi t’i marr”, u shpreh një prej banorëve, ndërsa një pjesë e aksit të rrugës së Rinasit është bllokuar prej tyre.
“Pa marrëveshje, nuk ka rrugë. Do ta mbrojmë me gjak, shteti po na vret”, janë disa nga thirrjet e tyre.