Banorët e Bërxullës në protestë: Nëse nuk gjejmë zgjidhje do ndërmarrim akte ekstreme

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë ashtu siç do e dielë, për të kundërshtuar projektin e rrugës Thumanë-Kashar.

Në një deklaratë për mediat, një prej banorëve ka kundërshtuar vlerësimin e pronës që i është bërë, duke i cilësuar dhe si qesharake.

Sakaq ai ka parashtruar dhe disa kërkesa ndaj shteti, ku tha se kërkohet vlera e pronës, vlera e banesave dhe nënkalimet e mbikalimet.

“Shteti nuk po i jep zgjidhje halleve ton. Vlera e pronës nuk është e përcaktuar vetëm thonë duhet zbatuar vendimi i mëparshëm. Falënderojmë kryetarin e bashkisë se ka kërkuar të zgjidhë problemin e banorëve. Firma është afruar të negociojë dhe nën shumë presion ka vendosur të bëjë mbikalime dhe nënkalime, sipas terrenit. E vetmja zgjidhje që nuk po arrijmë është vlera e pronës. Tre kërkesat tona ishin vlera e pronës, vlera e banesave dhe nënkalimet e mbikalimet. Preken rreth 30 hektarë tokë, ndërkohë që këto banorë më këto toka mbajnë familjet e shkollojnë fëmijët. 165 ditë që flemë me ankth e stres. Do nisim aktet ekstreme, nëse nuk i jepet shpejt zgjidhje këtij problemi. Protestat do të përshkallëzohen nëse nuk gjejmë zgjidhje”, ka deklaruar një nga qytetarët.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top