Banorët e 4 fshatrave të Vlorës kanë protestuar sot para SPAK. Në padinë e tyre ata pretendojnë për shpronësimin e paligjshëm të pronave.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Mësohet se 200 banorë të Tragjasit kanë kallëzuar sot në SPAK, zyrtarë të Qeverisë, biznesmenë dhe persona të tjerë që janë implikuar në tjetërsimin e pronave të tjera, duke rrëmbyer sipërfaqet e tokave në Orikum dhe Tragjas.
Sipas avokatit të tyre Arben Llangozi pjesë e grupit që do t’u grabisë pronat janë edhe ish-zyrtarë amerikanë që janë takuar me kryeministrin Edi Rama.