Balluku kërkesë në GJKKO për shuarjen e masës së sigurisë për pezullimin nga detyra

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka paraqitur një kërkesë pranë Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) për të konstatuar shuarjen e masës së sigurisë “pezullim nga ushtrimi i detyrës”.

Sipas kërkesës, masa e sigurisë duhet të shuhet pasi, sipas Ballukut, objekti i masës nuk ekziston më dhe ajo nuk ndodhet në të njëjtën funksion si kur u vendos masa. Kërkesa argumenton se pezullimi nuk ka më bazë ligjore, duke kërkuar rivlerësimin dhe heqjen e tij nga GJKKO.

Aktualisht, gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën dhe të vendosë mbi vazhdimin ose shuarjen e masës së sigurisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top