Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar sot mbledhjen për leximin e raportit të 5 anëtarëve të PS-së në Këshillin e Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për kufizimin e lirisë së ish zv.kryeministres Belinda Balluku.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Grupi i PS vendosi, refuzimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugën arrestimit.
Hartimi i raportit të 5 anëtarëve të PS në Këshillin e Mandateve iu besua kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manjës.
Të pranishëm ishin të gjithë deputetët, përfshirë edhe Ballukun.