Balliu sfidon Hysajn, Ismajli i merr vendin Ajetit: Sylvinho kthen Brojën në formacion kundër Spanjës

Surprizat në formacionin e Shqipërisë, në këtë Euro 2024, kanë qenë gjithnjë prezent. E me sa duket, tekniku Sylvinho nuk ka ndërmend të zhgënjejë pritshmëritë edhe para ndeshjes së fundit, asaj vendimtare me Spanjën. Braziliani kërkon të mbetet i surprizave, për të mos i dhënë referenca kundërshtarëve. Edhe në seancën e fundit Sylvinho ka dhënë një ide të atij që mund të jetë formacioni i kuqezinjve anti-Spanjë.

Strakosha është i sigurtë mes shtyllave, edhe për paraqitjet e rëndësishme që bëri në dy ndeshjet e para. Ndryshimet janë të gjithë në mbrojtje me Balliun që më në fund duket se do të ulë në pankinë Hysajn. Anësori i Rayo Vallecano është i vetmi që luan në Spanjë nga lojtarët e kombëtares (Uzuni mbeti në shtëpi) dhe është familjar me lojën e rivalëve tanë. Në qendër pastaj Ajeti, shumë më makinoz se Ismajli, do t’i lërë vendin qendrës së Empolit. Dy të tjerët nuk ndryshojnë, kapiteni Gjimshiti dhe i pazëvendësueshmi Mitaj.

Në mesfushë nuk duhet të ketë asnjë lëvizje, edhe pse Abrashi, një lojtar i vrapit mund të jetë i volitshëm kundër spanjollëve. Sidoqoftë, triada e zakonshme: Ramadani, Asllani dhe Bajrami janë të favorizuar, me Laçin e Asanin në mbështetje të qendërsulmuesit Broja. Mund të zgjidhet në fund edhe Manaj (Daku i skualifikuar), një që në Spanjë nuk është se bëri keq. Sidoqoftë, Broja ka mbi vete sytë e të gjithëve dhe Sylvinho e preferon për atë që mund të bëjë në shpejtësi e sipër.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top