Balliu: Raporti i ODIHR, pasqyrë e sistemit të Belinda Ballukut

Deputeti i PD, Klevis Balliu thotë për raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, se përmban një nga konstatimet më të rënda të dekadës së fundit, atë të fshirjes së kufirit midis partisë dhe shtetit.

Në një mesazh në facebook, Balliu shkruan se ky konstatim është dëshmi se Shqipëria ka rrëshqitur përfundimisht drejt modelit të partisë-shtet – një realitet që historia jonë e ka njohur vetëm në periudhat e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, dhe që sot është ringjallur në formën e tij bashkëkohore nën drejtimin e Edi Ramës.

“Një ilustrim i përsosur i këtij modeli është Belinda Balluku – pasqyra më besnike e mënyrës sesi pushteti e përdor shtetin si instrument fushate, ndikimi dhe kontrolli.

Me një agresivitet politik të pashoq, Balluku mobilizoi të gjithë aparatin administrativ në funksion të interesave elektorale të Partisë Socialiste.

Punonjësit publikë u përballën me shantazhe: ose bindje politike, ose largim nga puna; qytetarët me presione mbi legalizimet dhe shërbimet publike, ndërsa klima e frikës dhe varësisë zëvendësoi çdo ndjenjë lirie qytetare”, shkruan Balliu.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top