Balla shmang pyetjet për Dakon në dalje të SPAK, sulmon Berishën

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka folur për mediat pas dëshmisë së tij prej më shumë se tre orësh në SPAK. Ai është thirrur si person që ka dijeni për privatizimin e ish-klubit ‘Partizani’.

Për mediat, Balla tha se shpreson që t’i shkohet deri në fund kësaj çështjeje,teksa theksoi se pas dëshmisë së sotme, nesër do të tjetër sërish në SPAK, për të dëshmuar edhe për akuzën e tij ndaj Berishës.

“Unë kam qenë shpesh këtu për të depozituar kallëzime penale si person që kam dijeni. Besoj e shpresoj që SPAK do i shkojnë fund akuzave. Kam bërë kallëzim edhe për ­çështjen e kompanisë OSSH. Unë do jem sërish këtu nesër për një padi penale në ngarkim të Berishës. Në momentin që ndaj teje ngrihet një akuzë duhet t’a adresosh. Dua t’i qëndroj angazhimit që për çështjet që diskutova të mbeten sekret. Unë u thirra si person që ka dijeni. Unë shpresoj të ketë zhvillime për privatizimin e kompleksit të Partizanit”, ka thëna Balla.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top