Balla refuzon kërkesat e protestuesve dhe i thotë të distancohen nga Irani

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me çdo forcë politike që përfaqëson qytetarët në Parlament, me kusht që të mbështesë integrimin europian.

Teksa e lidhi me kërkesat e protestuesve, Balla deklaroi se çdo protestues apo qytetar që përfaqësohet me formacion politik, mazhoranca do të bashkëpunojë, por vendosi si kusht që të distancohen nga Irani dhe Rusia.

“E ndërlidhur me protestuesit, kur çdo protestues, çdo qytetar që do përfaqësohet përmes një formacioni politik dhe ajo do të këtë vende në parlament do të bashkëpunojmë edhe më ta, me kushtin që të mbështesin procesin e anëtarësimit në BE, të jenë të distancuar nga Irani, Rusia dhe aktorë të tjerë jo miqësore me Shqipërinë”, deklaroi Balla për gazetarët në përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.Sa i takon një prej kërkesave të protestuesve që është kufizimi i mandatit të kryeministrit, Balla e hodhi poshtë, duke argumentuar se kushtetua është e re dhe nuk jemi në kushtet për ta ndryshuar.

“Ne jemi një vend që mund të quhemi republike e re, në kuptimin e viteve që kemi me kushtetutën. Ju e dini që jam një partizan i faktit që kemi marrë modelin më të mirë të një republike të pastër parlamentar, modeli më i mirë në vlerësimin tim në BE është ai Gjerman. As në Gjermani dhe as në republikat parlamentare që njoh unë nuk ka kufizim mandatesh. Në rastin e republikave parlamentare kufizimin e bën vota e popullit. Në këtë këndvështrim mos u lodhni kot thuaj atyre, sepse kushtetutën e kemi të re, republikën e kemi të re dhe nuk jemi në kushtet për të ndryshuar formën e organizimit të shtetit shqiptar”, deklaroi Taulant Balla.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top