Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ftoi Partinë Demokratike të diskutojë ndryshimet kushtetuese për uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 101. Ai tha se PS-ja e ka paraqitur këtë propozim në fillim të vitit dhe se është e hapur edhe për diskutime mbi ndryshimet kushtetuese që lidhen me rajonet.

“Ne kemi ardhur në fillim të këtij viti me propozimin e ndryshimeve kushtetuese, për të shkuar nga 140 anëtarë të Kuvendit në 101. Nëse PD-ja është e gatshme, e ftoj që të përcaktojmë ndryshimet kushtetuese. Nëse PD-ja do që të bëjë ndryshime kushtetuese për rajonet, jemi të hapur për diskutime”,u shpreh Balla.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top